Kryeministri kosovar Hashim Thaçi raportoi para kabinetit Qeveritar
lidhur me pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se pjesëmarrja e Kosovës ishte një mundësi e mirë për prezantimin e arritjeve në tre mujorin e fundit. Rëndësia e raportimit në OKB bazohet kryesisht në suksesin e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të standardeve ndërkombëtare që u organizuan për herë të parë në tërë territorin e Kosovës.

Ndërkohë, ai theksoi se testi europian kalohet vëtëm atëhere kur më 1 dhjetor procesi i rivotimit për komunat në balotazh të zhvillohet në mënyrë të qetë ashtu siç ishte me 3 nëntor.  
 
“Kemi marrë një vlerësim të lartë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për organizimin e zgjedhjeve, për pjesëmarrjen e lartë rekord të qytetarëve, sa i përket banorëve që jetojnë në vend, banorë që kanë të drejtë të votojnë. Mund të them se Kosova më 3 nëntor dhe me mundësinë që ishte për rivotim në tri qendra të veriut të Mitrovicës e ka dhënë testin evropian për çka pritet të konfirmohet me datën 1 dhjetor”, u shpreh Kryeministri.
 
Thaçi falënderoi gjithë spektrin politik dhe qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësitë që kanë treguar në këtë proces të rëndësishëm për ndërtimin e së ardhmes evropiane të Kosovës.
 
Ndër të tjera gjatë kësaj mbledhjeje, kabineti përkrahur Projektligjin për Ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Gjermane për Zhvillim, e cila do të mbështes investimet në rrjetin e operatorit të transmisionit dhe tregut me 20.5 milionë euro dhe pritet të pranoj nga Komisioni Europian edhe 3 milionë kontribut financiar.

Top Channel