Loja e rrezikshme e adoleshentëve amerikanë

22/11/2013 00:00

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lindur një lojë shumë e rrezikshme mes adoleshentëve që quhet “knockout”. Kjo “lojë” me pasoja fatale konsiston në goditjen me grusht të kalimtarëve të rastit dhe objektivi është që t’i hedhësh në tokë, mundësisht pa ndjenja.

Policia ka nisur hetimin e shumë rasteve në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Uashington.

Autoritetet thonë që kjo “lojë” është e modës mes adoleshentëve të cilët kërkojnë të lënë mbresa tek shokët me fuqinë e grushtit të tyre.

Të paktën dy viktima janë të lidhura me “knockout”-in gjatë këtij viti dhe policia e Nju Jorkut ka shtuar oficerët në rrugë pasi në javët e fundit ka pasur 7 raste të reja, përfshirë goditjen e një gruaje 78-vjeçare.

Videot e këtyre sulmeve ndaj personave të pambrojtur hidhen rregullisht online dhe ekspertët deklarojnë se kjo gjë mund të shmanget me dënime më të rënda për agresorët dhe ata që i publikojnë në internet pamjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta