Letoni, shembet çatia, 47 viktima

22/11/2013 00:00

Ka shkuar në 47 numri i persona që humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të humbur pas shëmbjes së tarracës së një supermarketi në Riga, kryeqytetin e Letonisë.

Numri i viktimave e bën këtë tragjedinë më të rëndë prej fitores se pavarësisë në vitin 1991.

Operacionet e shpëtimit vazhduan përgjatë gjithë natës, ndërsa policia ka nisur hetimet. Tre prej viktimave ishin janë punonjës të ndihmës së shpejtë, të cilët po ndihmonin njerëzit e bllokuar pas rrëzimit të një pjese të çatisë.

Shembja fillestare ndodhi në orën 18 me orën lokale, kur ndërtesa ishte e tejmbushur me klientë. Rreth 20 minuta më vonë u rrëzua dhe pjesa e mbetur, duke zënë brenda disa prej punonjësve të ndihmës së shpejtë.

Shkaqet e shembjes mbeten ende të panjohura, por siç raportohet në tarracën e ndërtesës ishte ngritur një serë me lule. Supermarketi, që u hap në vitin 2011 është pjesë e zinxhirit të Maksimas. 

Kryeministri i Letonisë, Valdis Dombrovskis, pasi vizitoi vendngjarjen tha se “hetimet kanë nisur për shkelje të standardeve të ndërtesës”. Po kështu edhe Ministri i Brendshëm Rihards Kozlovskis i tha televizionit letonez se “duket qartë se ka patur një problem në përmbushjen e rregullave të ndërtesës”.

Top Channel