Kodi i ri, dënimi i parë i ashpër

22/11/2013 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli vendimin e parë të saj, pas
ndryshimeve në Kodin Penal, në të cilin sanksionohen dënime të ashpra
për këdo që kryen një krim në familje apo për shkak të marrëdhënieve të
tilla, ku përfshihet edhe vrasja e bashkëjetuesit apo bashkëjetueses.

Ersnik Gjoshi, 27 vjeç u konsiderua fajtor nga Gjykata e Krimeve te Renda per vrasjen e bashkejetueses se tij Anxheles dhe u denua me burgim te perjetshem. Sipas ndryshimeve ne Kodin Penal, i cili parashikon se kur ndiqet gjykimi i shkurtuar, aplikohet zbritja e nje te tretes se denimit, çka do te thote qe Ersnik Gjoshi u denua perfundimisht me 35 vjet heqje lirie. Ne seance, ishte i pranishem vetem i pandehuri dhe avokati i tij mbrojtes dhe asnje nga te afermit, qofte nga familja e tij, qofte edhe nga familja e vajzes e cila u deklarua se u vra gjate nje grindjeje te momentit mes ciftit.

Pas ndryshimeve ne Kod, Gjykata e Krimeve te Renda gjykon çdo vrasje qe ndodh brenda familjes, jo vetem ne Tirane, por edhe ne rrethet e tjera.

Top Channel