Gjendet trup i pajetë në lumin Drino

22/11/2013 00:00

Trupi i pajetë i një personi është gjendur pasditen e së premtes në ujërat e lumit Drino, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të fundit, viktima është rreth 35 vjeç dhe mund të jetë një klandestin nga Somalia ose Siria.

Burime policore nga qyteti jugor njoftojnë se trupi është gjetur nga një bari i zonës, i cili ka njoftuar më pas policinë.

Kjo është viktima e dytë që regjistrohet brenda një muaji nga klandestinët që hyjnë në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB