Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Elbasanit prangosi përgjegjësin e sigurisë teknike në impiantin e solarit në kompaninë “Kurum”, 41-vjeçarin Armand Shuaipi.
Shuaipi u arrestua pas vdekjes aksidentalisht në punë të punëtorit Ermir Dervishi. Ai akuzohet për shkeljen e rregullave të sigurisë teknike në punë.
Aksidenti ndodhi mesditën e së enjtes, teksa 35-vjeçari ka qenë duke ngjitur lëndë solari në depozita kur ka rënë nga lartësia duke mbetur i plagosur rëndë. Sic bën me dije Policia e Elbasanit, Dervishi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, duke marrë në pyetje punonjësit e tjerë dhe drejtuesit e firmës turke. Mosrespektimi i kushteve të sigurisë në punë ishte një nga pistat kryesore në të cilët po hetohet ende.
Top Channel