Vrasësi 80-vjeçar martohet me fansen 55 vjet më të re brenda burgut

21/11/2013 19:00

Emri i Charles Manson mbahet mend mirë nga amerikanët që ishin në moshë të rritur në vitet 1970, kur ai u shndërrua në një prej kriminelëve më të njohur të SHBA-ve, pas disa vrasjeve të motivuara nga bindjet e tij neonaziste.

Manson vrau tetë persona, përfshi gruan shtatzanë të regjizorit Roman Polanski, përpara se të dënohej dhe të izolohej në një qeli të një burgu kalifornian, ku do të qëndrojë deri në fund të jetës.

Megjithatë, emri i neonazistit vrasës në seri nuk është harruar për një mbështetëse të të njëjtit kult, një artiste 25-vjeçar që identifikon veten vetëm me emrin Star.

Vajza, në një intervistë për revistën “Rolling Stone” tregoi se ra në dashuri me idhullin e saj që në momentin e parë që mësoi për atë që kishte bërë në jetë dhe për mënyrën se si kishte jetuar jetën e tij.


Charles dhe Star, shenje e dashurise se tyre nje kryq i thyer ne balle

Në moshën 19-vjeçare, ajo u transferua nga shtëpia e saj pranë një banese në afërsi të burgut, nga ku shfrytëzon çdo orar që Mansonit i lejohet të presë të afërm që të takohet me të.

Në intervistën e gjatë, 25-vjeçarja, që pretendon se jeton duke u marrë me art, mbrojti bindjen e saj dhe zgjedhjen për të qëndruar pranë Mansonit, ndërsa shpalli se të dy kanë vendosur që të martohen në muajt në vazhdim.


Pamje brenda burgut ku Charles Manson vuan denimin

Ndonëse nuk do të jenë kurrë bashkë, Star thotë se do të mjaftohet me dasmën brenda ambienteve të burgut dhe se nuk do të ketë nder më të madh për të se sa të marrë mbiemrin Manson.


Shoqerimi i Charles Manson ne gjykate, 40 vjet me pare

Një vajzë me çrregullime mendore apo një e re me një personalitet për të ardhur keq? Ju mbetet ju të gjykoni…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA