“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Për më shumë se një dekadë në sirtarët e ligjvënësve amerikanë në Nju Xhersi flë një ligj që injekton teknologjinë në tregun e armëve.
Në 2002 në Nju Xhersi u kalua një ligj që përcaktonte se në momentin kur teknologjia do të mundësonte prodhimin e një armë e cila mund të përdorej vetëm nga personat e autorizuar, atëherë ajo mund të shitej në tregun vendas të armëve.
Tani, kur kanë kaluar 11 vjet që nga miratimi i këtij ligji, kompania gjermane e prodhimit të armëve të zjarrit, “Armatix GMBH” njoftoi se është pranë prodhimit të një arme të tillë. Madje ajo njofton se kanë nisur prenotimet për të në tregun europian dhe atë aziatik.
Sipas kësaj teknologjie, arma qëllon vetëm në momentin kur i zoti i saj ka në dorë një orë që komunikon me të. Sipas kompanisë gjermane, i zoti i orës duhet të fusë një kod me pesë shifra për të aktivizuar shërbimin “ëireless” që të zhbllokohet komunikimi mes orës dhe armës. Pikërisht në këtë moment, arma është gati për t’u përdorur.
Ligji i Nju Xhersit, i vetmi i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara, përcakton qartë se brenda 3 viteve pasi një armë e tillë, që mund të përdoret vetëm nga persona të caktuar del në pjesën më të madhe të tregjeve globale, atëherë të gjitha armët e lehta në këtë shtet duhet të jenë të këtij lloji.
Vetë kompania gjermane “Armatix” parashikon që në fund të këtij viti të hyjë me produktin e saj të ri në tregun amerikan. Problemi është çmimi. Një pistoletë e tillë do të kushtojë 1399 dollarë, shto këtu edhe 399 dollarë ora që e kontrollon atë. Cmimi është tepër i majmë po të kihet parasysh që në Shtetet e Bashkuara, cmimi mesatar për një pistoletë varion nga 400 deri në 500 dollarë.
Top Channel