“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara mbi HIV/SIDEN, (UNAIDS), bën të ditur se përpjekjet për të frenuar rritjen e të prekurve me HIV/SIDËN anembanë planetit kanë parë “një progres të përshpejtuar”, pavarësisht evidencave se sëmundja pandemike vazhdon të rritet në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës.
UNAIDS tha të mërkurën se aksesi i përmirësuar ndaj trajtimit ka shpëtuar më shumë jetë, si dhe janë raportuar më pak incidente të infektimit, por ndërhyrja urgjente ende është e nevojshme në disa pjesë të globit, për të çrrënjosur pandeminë.
Raporti, i titulluar “Location, Location”, argumenton se faza e ardhshme në adresimin e pandemisë globale synon të fokusohet në zona specifike dhe popullsitë më të ekspozuara e me rrezik më të madh ndaj HIV-it. Për më tepër, trendet e përmirësuara kombëtare apo ndërkombëtare kanë rrezik të maskojnë zonat ku është urgjentisht e nevojshme ndërhyrja.
“Çdo person vlen”, tha Michel Sidibe, drejtor ekzekutiv i UNAIDS. “Nëse synojmë të mbajmë zotimin tonë, për të mos lënë askënd pas, atëherë do të duhet të sigurohemi se shërbimet kundër HIV duhet të shkojnë te cilido që ka nevojë”.
Top Channel