Obama e Clinton vizitojnë varrin e Kennedy-t

21/11/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur një kurorë me lule në varrin e John Fitzgerald Kennedy, si pjesë e eventeve të ditës së mërkurë në nderim të presidentit të vrarë.

Obama-s iu bashkua në Varrezat Kombëtare të Arlington-it edhe ish-presidenti Bill Clinton. 50-vjetori i vrasjes së Kennedy-t do të shënohet ditën e premte.

Më herët, Obama vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil në SHBA, ish-presidentin Clinton dhe disa amerikanë të tjerë të shquar.

Mes të vlerësuarve të këtij viti kanë qenë Oprah Ëinfrey, astronauti i ndarë nga jeta Sally Ride dhe përkrahësja e lëvizjes feministe Gloria Steinem.

Kennedy themeloi një version modern të këtyre çmimeve, por nuk jetoi aq sa për të prezantuar medaljet e para.

Anëtarë të familjes së Kennedy-t u takuan nga Obama, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, teksa një person me trompetë performoi muzikën tradicionale të zisë ushtarake amerikane, në varrin e Kennedy-t.

Obama nuk dha asnjë koment publik gjatë kësaj ceremonie.

Top Channel