Ndalohet atentatori jashtë zyrës së Erdogan

21/11/2013 15:20

Policia turke arrestoi një atentator të dyshuar jashtë zyrës së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, raportuan të enjten mediat vendase.

Rojet e gardës besuan fillimisht që atentatori i dyshimtë mund të ishte një kamikaz, ndaj qëlluan në ajër dhe i kërkuan që të dorëzohej pa bërë hapa të mëtejshëm.

Në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Brendshme Turke shkruhet se personi dyshohet të jetë “mendërisht jostabël”.

Atentatori u arrestua ndërsa mbante në dorë një çantë ku kishte grumbulluar pjesë që mund të formonin një bombë.

Megjithatë, ato nuk ishin asembluar dhe nuk ishin funksionale.

Video në internet të kapur nga kalimtarë të rastit tregojnë momentin në të cilin ndodhi arrestimi në vendngjarje i atentatorit të mundshëm.

Në përshtjellimin që shkaktuan raportimet fillestare, mediat turke raportuan gjerësisht se agresori ishte qëlluar për vdekje nga autoritetet, por nga agjensia “Anatolia” konfirmohet se ai u arrestua dhe se ndodhet i ndaluar në një komisariat policie.

Top Channel