Mike Tyson “i kthen veshin” Evander Holyfield

21/11/2013 00:00

28 qershor 1997, në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas diskutohej titulli kampion bote në boks për peshat e rënda në kategorinë WBA, një nga ndeshjet më për përfolura në historinë e boksit.

Përballë ishin Mike Tyson dhe Evander Holyfield. Përplasja mes dy titanëve të boksit të asaj kohe zgjati vetëm tre raunde. Në raundin e parë dhe të dytë u vu re një supremaci e Holyfield ndaj Tyson, që në të tretin humbi toruan dhe në një moment i kafshon veshin kundërshtarit të tij.

Të paktë janë ata që s’kanë dëgjuar për këtë episod, aq i përfolur ndër vite. Por sot, kur kanë kaluar 16 vjet nga episodi, Mike Tyson “i kthen veshin” kundërshtarit të asaj kohe, dhe mikut të tij sot, Evander.

Bëhet fjalë për një gjetje publicitare me rastin e “Javës së Dashamirësisë” në Shtetet e Bashkuara dhe që tani spoti që qarkullon prej pak ditësh, shihet si favoriti për t’u shpallur spoti i vitit në SHBA.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta