Londër, 3 gra lirohen pas 30 vitesh pengmarrje

21/11/2013 16:45

Tre gra të mbajtura në kushte skllavërie prej më shumë se 30 vitesh u
liruan nga banesa në të cilat mbaheshin peng në Londrën Jugore,
informuan të enjten mediat britanike.

Dy të dyshuar për pengmarrjen dhe mbajtjen e grave në gjendje skllavërie u arrestuan.

Të arrestuarit, një burrë dhe një grua janë të dy të moshës 67-vjeçare.

Policia britanike bëri të ditur se një organizatë bamirësie mori një thirrje për ndihmë nga një prej grave të izoluara gjatë muajit të shkuar.

Denoncuesja i tha organizatës së “Freedom Charity” se ishte rrëmbyer dhe mbahej peng prej më shumë se tre dekadash.

Që prej marrjes së telefonatës, policia nisi kërkimet për lokalizimin e adresës dhe planifikoi me imtësi ndërhyrjen.

Tre gratë e çliruara nga rrëmbimi janë një 69-vjeçare, shtetase malajziane, një 57-vjeçare irlandeze dhe një 30-vjeçare, e cila besohet te kete lindur ne kushtet e skllaverise, si rrjedhore e abuzimit seksual te irlandezes.

Të treja grate u përcaktuan nga policia si “tejet të traumatizuara” dhe po marrin ndihme psikologjike.

Hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar, ndërsa detaje rreth ngjarjes po zbardhen orë pas ore.

Top Channel