Humb jetën në aksident 60-vjeçari

21/11/2013 00:00

Një person është aksidentuar për vdekje pasditen e së enjtes në unazën e  qytetit  të Shkodrës.

Viktima është shtetasi Shyqyri Mezini, rreth 60 vjeç banues i lagjes Kiras të qytetit. Mesohet se 60-vjecari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një kamion me targa të Podgoricës.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi malazez, Fadil Sukoviç, 27 vjec i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, por 60-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes për shkak plagëve të rënda.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe ka bërë shoqërimin për në komisarit të drejtuesit të kamionit, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për të saktësuar rrethanat që shkaktuan këtë aksident.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta