Gjendet 19-vjecarja e aksidentuar në rrugë

21/11/2013 00:00

Trupi i pajetë i një 19-vjeçareje është gjetur nga familjaret e saj sot
ne oren 8 në një kanal në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës.

Rreth orës 08.10 të ditës së enjtes, 19-vjeçarja Enkelejda Mëhilli është gjetur pajetë në një kanal buzë rrugës nga familjarë të saj, që kishin dalë për ta kërkuar të shqetësuar nga mungesa e vajzës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur copa të thyera pasqyre që dëshmojnë për mundësinë e një aksidenti automobilistik.

Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore, ndërkohë po punohet për të zbardhur nëse është viktimë e rastësishme e një ngjarjeje të rëndë rrugore, apo aksidenti është kryer me dashje ndaj saj.

Top Channel