Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari

20/11/2013 00:00

Ka përfunduar në pranga në orët e pasdites së martë një i shumëkërkuar për akuzën e vrasjes dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni i forcave speciale RENEA u ndërmor në afërsi të Shkollës së Baletit në Tiranë, ku i shumëkërkuari, Ardi Zani strehohej në një apartament.

Policia kishte siguruar vendndodhjen e tij nëpërmjet informacioneve operative, ndërkohë që për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste ky person i dënuar nga gjykata me akuzën e vrasjes dhe vepra të tjera të rënda penale, në operacionin e prangosjes u kërkua ndihma e forcave speciale RENEA.

Arrestimi i Ardi Zani vjen pak ditë pas publikimit nga ana e Ministrisë së Brendshme të listës me personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, persona të akuzuar për vrasje dhe të dënuar nga gjykatat me burgim të përjetshëm apo shumë vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB