Aksioni i Bashkisë Tiranë për pastrimin nga inertet ka vijuar të
mërkurën në një tjetër zonë të kryeqytetit. Në rrugën “Babë Rexha”
fadromat dhe mjetet e tjera të pastrimit kanë hequr mbetje të akumuluar
në vite, duke çliruar zonën për ta kthyer atë në zonë të gjelbëruar.
Sipas Bashkise Tirane jane 11 pika te identifikuara si teper problematike, nga ku ambicja eshte zhvendosja e 1 mije meter kub inerte.
Bashkia tha se do te vijoje traditen qe muaji nentor te jete muaji i vullnetarizmit dhe gjelberimit, duke i apeluar qytetareve te ruajne mjedisin te paster dhe nga ana tjeter eshte shtuar sipas saj, monitorimi dhe kontrolli ndaj firmave te kontraktuara per pastrimin e qytetit. Inertet do te cohen ne fushen e depozitimit ne Sharre.
Top Channel