
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qendër të qytetit
të Shkodrës paraditen e të mërkurës në vendin e quajtur ura Dervishbeg.
Viktima eshte shtetasi Paloke Lazri 51 vjeç nga fshati Melgushe i Shkodres. 51-vjeçari ka qene duke ecur ne kembe dhe ne momentin qe po futej ne nje lokal eshte qelluar nga nje distance e afert nga dy persona qe leviznin me motor. Ngjarja ka shkaktuar panik pasi disa plumba kane hyre dhe ne ambientet prane lokalit ku ndodhej viktima. Viktima eshte derguar ne gjendje teper te rende ne spital dhe pak minuta me vone ka nderruar jete.
Autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Top Channel