Pallati në Vlorë, Totozani: Bllokimi i paligjshëm
20/11/2013 00:00
Avokati i Popullit Igli Totozani, ndersa ka raportuar të mërkurën para
deputeteve të Komisionit te Ligjeve eshte pyetur edhe lidhur me ankesat e
banoreve te kompleksit ‘Jon’ ne Vlore.
Totozani tha se ka konsideruar te paligjshme ndodhjen e policise ne pallat dhe rrethimin e tij me shiritin ‘skene e krimit’.
“Kemi një ankesë në lidhje me pallatin në Vlorë nga avokatja Erinda Ballanca dhe përsa na takon si Avokat Populli, i kemi bërë rekomandim ministrit Saimir Tahiri, për këtë gjë, pasi kemi konstatuar se policia në pallat gjendet në mënyrë të paligjshme dhe pa një urdhër administrativ. Vendosja e një shiriti me shkrimet ‘skenë krimi’ për ne është konsideruar gjithashtu një shkelje”, tha Totozani.
Top Channel