Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar operacionin policor të koduar “Vitamina”, në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.

Gjatë këtij operacioni agjentët kanë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale të kontrabandës së mallrave dhe shmangies nga detyrimet doganore.

Siç njoftohet në një komunikatë për shtyp, gjatë operacionit janë bastisur shtatë farmaci dhe disa depo dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar barna të ndryshme pa banderola me vlerë rreth 40.000 euro, 1225 euro para të thata dhe një automjet udhëtarësh me të cilin bëhej transporti i barnave nga Peja nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Medikamentet e konfiskuara kryesisht e kanë prejardhjen nga Serbia. Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe po me autorizim të tij personat e dyshuar janë liruar dhe lënda shkon në proçedurë të rregullt.

Top Channel