" /> ">

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian përfunduan se Bosnje dhe Hercegovina është në një “vendnumëro alarmuese” të reformave për ristrukturimin e shtetit.

Konstatimi i Komisionit Europian u shoqërua me ngrirjen e një ndihme prej 47 milionë eurosh, që Brukseli do t’i jepte vendit ballkanik si asistencë për realizimin e disa reformave të ndryshme.

Njëkohësisht, kryediplomatja e BE-së, Catherine Ashton e Komisioneri Europian, Stefan Fule, i kërkuan politikanëve boshnjakë që të gjejnë një kompromis të përbashkët për të afruar Sarajevën me rrugën e integrimit europian.

Përveç reformave që Bosnja duhet të zbatojë, Fule kujtoi se është me rëndësi kritike për vendin që të zbatojë edhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me mandatet e arrestit që ka dhënë për disa të kërkuar për krime lufte.

Top Channel