Çelësi i një martese të suksesshme nuk është dashuria, respekti apo toleranca, por bukuria…
Të paktën ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga një institut në Teksas, SHBA, i cili përqendroi në sferën e tij të studimit meshkujt.
Sipas rezultateve, një martesë e suksesshme lidhet më pak me personalitetet e përputhshme apo interesat e përbashkëta, se sa me tërheqjen që ndien mashkulli ndaj gruas së tij.
Të dhënat treguan se meshkujt që e konsiderojnë gruan e tyre si tërheqëse priret të kenë një martesë më të suksesshme dhe të gjatë.
Nga ana tjetër, i njëjti përfundim nuk mund të thuhet për gratë, me sondazhin që tregoi se aspekti fizik i bashkëshortit ka pak ose aspak rëndësi për to.
Studimi i psikologut Andrea Meltzer, i Universitetit Metodist të Dedmanit, në Teksas, fokusoi 450 çifte të sapomartuarish, të cilët u pyetën për vlerësimin fizik të partnerit të tyre në momentin e martesës dhe u rimorën në pyetje mbi ecurinë e lidhjes së tyre në një hark kohor prej katër vitesh.
Top Channel