Afrikë e Jugut, shembet ndërtesa, 1 i vdekur

20/11/2013 02:55

Një person ka vdekur dhe rreth 50 të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, pas shembjes së një qendre tregtare gjysmë-të ndërtuar, në Durban të Afrikës së Jugut.

Aksidenti ndodhi në Tongaat, pranë qytetit bregdetar lindor, ditën e martë. Ata që kanë mbetur nën rrënoja, sipas raportimeve, ishin punonjës që po punonin gjatë momentit të incidentit.

Dëshmitarja Fiona Mooneal, e cila jeton përgjatë një linje hekurudhore në vendin e konstruksionit, ishte duke qëndruar në kuzhinën e saj, kur ndërtesa 3-katëshe u shemb si të ishte rrëzuar me dinamit.

“Ajo që ndodhi ishte si t’i kishe vendosur bombën ndërtesës. Ajo zhurmë ishte e tmerrshme”, tha ajo.

Zëdhënësja e policisë, Mandy Govender, tha se 1 person është konfirmuar i vdekur, ndërsa të paktën 26 të tjerë janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat.

“Shumica e atyre që gjenden ende nën gërmadha, brenda ndërtesës, ishin punonjës ndërtimi”, tha Govender.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës, edhe pse zv/kryebashkiaku Nomvuzo Shabalala theksoi se rregullat e sigurisë mund të jenë shpërfillur.

“Ka hapësira në ligj, të cilat nuk janë ndjekur me përpikmëri gjatë ndërtimit të kësaj infrastrukture”, tha Shabalala për rrjetin televiziv ECNA. “Ne nuk ishim në dijeni, që ata po vazhdonin të ndërtonin”.

Urgjencat paramjekësore në vendngjarje përdorën qentë gjurmues dhe pajisje speciale për të gjetur të mbijetuar nën bazamentin e gjerë të betonit të thyer dhe shufrave të armimit.

“Përgjatë gjithë viteve të mia si paramjekësor, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”, tha një punonjës shpëtimi, i cili vraponte në vendngjarje duke mbajtur bombola oksigjeni. Disa të tjerë përdorën pajisje ngritëse hidraulike për të hequr pllakat dhe bluesit e metaleve.

Dean MacPherson, nga Krizat Mjekësore të Durbanit, tha për al-Jazeera-n se çatia u shemb, duke shkaktuar edhe rrëzimin e 4 kateve të tjera nën të.

Top Channel