Vlorë, kapet gomonia me 347 kg hashah

19/11/2013 00:00

Drejtoria e Policisë së Vlorës njofton se është kapur një gomone me 347
kilogramë hashash që po bëhej gati të nisej për në Itali, nga vendi i
quajtur Gjiri i Anglezit ne Karaburun.

Operacioni eshte kryer ne bashkepunim me shërbimet e ‘Guardia di Finanza’ dhe goditja eshte bere pas marrjes se nje informacioni në rrugë operative se një sasi lënde narkotike do të trafikohej nga brigjet e Karaburunit për në Itali.

Policia gjeti nje gomone rreth 7 metra të gjatë të pajisur me një motor 250 kë fuqi, e cila ishte e mbushur me 347 kg lëndë narkotike në pritje për t’u trafikuar në drejtim të Italisë. U bë sekuestrimi i lëndës narkotike e cila dhe i mjetit lundrues. Nderkohe ne dy dite sasia e droges se kapur eshte rreth 2.4 tonë dhe mendohet qe e gjithe sasia ka dale nga Lazarati.

Top Channel