Një 64-vjeçar është gjetur i shkrumbuar mëngjesin e të martës përgjate
aksit nacional Korçë-Qafë-Thane. Trupi i djegur i seksit mashkull është
gjetur pak metra në distancë prej 500 metrash nga pika e kalimit kufitar.

Sipas te dhenave te policise ne afersi te trupit te pajete te shtetasit te identifikuar si Ligoraq Vani jane gjetur nje xhakete, nje bidon benzine dhe nje cakmak ndersa ne xhakete ka qene edhe nje shami dhe ora qe mendohet se i perket viktimes. Materialet e pakta te gjetura ne vendin e ngjarjes kane bere qe fillimisht te ngrihet pista e vetevrasjes por me tej pasi ka kryer verifikimet ne vendin e ngjarjes policia ka ngritur edhe nje piste te dyte pa perjashtuar edhe mundesine qe ngjarja te kete te beje me nje vrasje te 64-vjecarit.

Do te jete autopsia e trupit te 64-vjeçarit ajo qe do te beje klasifikimin e duhur per kete rast. Ne komisariatet e qarkut te Korçes nuk ka denoncime persona te zhdukur te cilet te kene perputhje me moshen apo karakteristika te tjera te viktimes.

Top Channel