NASA, mision në Mars: Ku e humbi ujin e lëngshëm?

19/11/2013 04:10

Një raketë “Atlas 5” është ngritur nga Shtetet e Bashkuara për në hapësirë, duke dërguar një satelit në Mars për të studiuar se si e humbi ujin planeti “i kuq”.

“Maven”, apo Misioni për Atmosferën e Marsit dhe Evolucionin e Paqendrueshëm, do të analizojë mostrat e asaj që ka mbetur nga atmosfera e hollë marsiane, si dhe do të shohë se si po shkatërrohet ajo nga rrezatimi diellor.

Sapo të mbërrijë, “Marven” do të bjerë në një orbitë eliptike, gjë që do të thotë se do të fluturojë rreth 65 km larg planetit, në pikën më të afërt, dhe rreth 6000 km, në pikën më të largët. Ai do të mbledhë mostra të ajrit në gjatë fluturimit pranë planetit, përpara se t’i largohet atij, për të matur se sa dhe ç’lloj rrezatimi ka spastruar të kaluarën e planetit.

Thelbi i projektit është përcaktimi se sa nga atmosfera po humbet në hapësirë sot dhe më pas të bëhet vlerësimi pas në kohë për të llogaritur se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Informacioni do të ndihmojë gjithashtu shkencëtarët të kuptojnë se kur, gjatë historisë së Marsit, ky planet mund të ketë qenë më i përshtatshëm për evoluimin e jetës.

Përgjatë 49 viteve, që kur anija kozmike “Mariner 4” e NASA-s fluturoi në Mars për herë të parë, një seri gjithnjë e më e sofistikuar e trupave qiellorë, si satelitë, kapsula apo robotë, kanë grumbulluar dëshmi të forta që planeti ka pasur ujë të lëngshëm.

Ka vetëm dy mundësi, se ku e ka humbur planeti sasinë e ujit, por dhe të atmosferës: poshtë në tokë, ose lart në hapësirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA