“Është pengu im”/ Nga humbja e vëllait te sfidat dhe frikërat e jetës, rrëfimi i fortë i Albatros Rexhaj në “Ftesë në 5” Pas një përgatitjeje disa mujore, këtë të shtunë do të ngjitet për herë të parë në skenë në një premierë absolute shqiptare, një ndër kryeveprat e Vagnerit, opera Tanhojzer.
Shfaqja vjen si një bashkëpunim ndërkombëtar me pjesëmarrje artistësh nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria dhe Kosova. Ky është edhe produksioni më i madh i vënë ndonjëherë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me një kast mjaft të gjerë interpretuesish dhe instrumentistësh.
Premiera vjen në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh gjerman Richard Vagner.
Roy Stevens, producent dhe solist në rolin e Tanhojzer, shprehet: “Mendoj që në mënyrë simbolike ky është për botën mbase projekti më i rëndësishëm që është realizuar në këtë teatër. Cdo herë që një teatër planifikon të vërë në skenë një pjesë të Vagnerit është një sipërmarrje shumë e madhe. Kemi pjesëtarë të kësaj sipërmarrjeje nga vende të ndryshme si Amerika, Gjermania dhe Britania, por çka është më e rëndësishme kemi artistë shqiptarë të cilët kanë mësuar të këndojnë në gjermanisht me një theks mjaft të mirë dhe një stil të mrekullueshëm vagnerian.”
Tanhojzer është një opera me tre akte, historia e së cilës bazohet në luftën midis dashurisë së shenjtë e profane dhe shpengimit mes dashurisë. Për herë të parë u vu në skenë në Gjermani në vitin 1845, ku u dirigjua nga vetë kompozitori Vagner. Në versionin e saj shqiptar opera është përgatitur nën kujdesin e regjisorit amerikano-argjentinas Daniel Helfgot.
Vetë regjisori thekson: “Nuk do të doja të flas shumë për Tanhojzerin tim sepse nuk dua të prish surprizën për ju. Mund të them se nuk do shihni një Tanhojzer djallëzor dhe as një Tanhojzer të çmendur, do të shihni të njëjtën histori origjinale të treguar në një mënyrë e cila mund të kuptohet nga të gjithë brezat. Në këtë rast struktura është që në mendjen e Tanhojzerit, janë dy gra, Venusi dhe Elisabeta, të cilat në esencë janë një e vetme.”
Dirigjimi i është besuar dirigjentit amerikan Xhonatan Kuner, i cili ka vënë në skenë opera edhe në prestigjiozen “Metropolitan Opera House” në Nju Jork dhe në “San Francisko Opera”.
Top Channel