Në kuadër të një vizite zyrtare në Francë, ministri kosovar i Punëve të
Brendshme, Bajram Rexhepi është pritur nga homologu francez, Manuel
Valls.

Sipas raportimeve të “RTK”, në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme dhe sundimit të ligjit.

Të dy ministrat u pajtuan që Kosova dhe Franca të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin policor, që do të shërbejë si kornizë për bashkëpunimin ekzistues operacional dhe për luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit.

Gjithashtu, marrëveshja në fjalë do të ofrojë mundësi për trajnimin e agjentëve të Policisë së Kosovës nga ekspertët francezë, raporton burimi mediatik.

Ndër të tjera, ministri Valls ritheksoi se shteti francez e ka përkrahur Kosovën përgjatë tërë rrugëtimit shtet-formues, vazhdon ta përkrahë në rrugën e saj evropiane dhe do ta ndihmojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel