Durrës, humb jetën punëtori i ndërtimit
19/11/2013 00:00
Shënohet viktima e radhës në aksidentet në punë. Një 45-vjeçar nga
Durrësi ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa punonte në një pallat në
ndërtim. Në një moment pakujdesie ai është rrëzuar dhe ka mbetur i
plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital. Policia e Durrësit bën të ditur se viktima është 45-vjeçari Besnik Karaj, banor i lagjes 14 Shkozet.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moszbatimi i rregullave teknike në punë.
Top Channel