Zona të ndryshme në qarkun e Durrësit janë kthyer në vendgrumbullim
mbetjesh urbane dhe inertesh, ndaj nisma “të pastrojmë Shqipërinë në një
ditë” ka angazhuar organet dhe aktorët lokalë në Durrës për të
bashkërenduar veprimet dhe siguruar vendbanime me te pastra ne te gjithe
qarkun.

Prefekti i ketij qarku Roland Xhelilaj ka kërkuar nga njësite vendore fillimin e procesit të evadimit të mbeturinave nga zonat përkatëse dhe sigurimin e të gjitha mjeteve logjistike qe nga dita e marte per t’u mbyllur procesi me 22 nentor.

Njësive të qeverisjes vendore u eshte kerkuar të hartojnë brenda se martes planet vetjake të pastrimit, ndersa shume drejtori, ndermarrje dhe institucione te tjera do t’i bashkohen aktiviteteve disaditore.

Top Channel