Nëse dëshironi që të humbisni peshë, por nuk e preferoni palestrën, rezultatet e një studimi të ri mund t’iu ofrojnë një alternativë të mirëpritur.
Njerëzit që bien për të fjetur dhe zgjohen në të njëjtin orar çdo ditë janë më të dobët se ata që kanë orare të çrregullta gjumi, zbuloi një studim i ri.
Kërkuesit analizuan mbi 300 vajza të moshës 17-26 vjeç, në një hark kohor disa-javor dhe zbuluan se ato që kishin orare të përcaktuara gjumi ishin më të dobëta se të tjerat.
Vajzat me më shumë se 90 minuta variacion në orarin e fjetjes dhe zgjimit kishin një nivel më të lartë të indeksit të masës trupore.
Studimi i publikuar në “American Journal of Health and Promotion” gjeti gjithashtu se ekziston një lidhje midis shëndoshjes dhe personave që flenë mesatarisht më pak se 6 orë e gjysmë apo më shumë se tetë orë e gjysmë.
Top Channel