Tre në një
18/11/2013 16:40
Vetëm disa ditë pasi fitoi faqet e para të shtypit rozë me një sfilatë të shkëlqyer mode të realizuar në Manhatan, “Victoria’s Secret” u rikthye të surprizonte publikun këtë të hënë me modelet e saj në plazhet e Indeve Franceze, në Karaibe.
Magdalena Frackowiak, Monica Jagaciak dhe Kelly Gale, tre prej emrave në rritje të markës së famshme të veshjene intime pozuan të treja në St. Barts.
Në të shkuarën, supermodele si Miranda Kerr apo Candice Swanapoel e kanë nisur në të njëjtën mënyrë, përpara se të caktoheshin për të mbajtur reçipetat disa milionë dollarëshe në sfilatat e fundvitit, prestigji më i madh që mund të ketë një modele brenda kësaj marke.
Top Channel