Tornadot “sulmojnë” Amerikën

18/11/2013 00:00

Makina të përmbysura, shtëpi të shkatërruara e pemë të shkuluara nga rrënjët, panorama në Midwest-in e Shteteve të Bashkuara të goditura nga dhjetra tornado, ishte ajo e një filmi hollivudian, vetëm se e shndërruar në realitet therës.

6 janë të vdekurit, një fëmijë konsiderohet i zhdukur e me qindra vetë janë plagosur, disa nga të cilët rëndë. Stuhitë shkarkuan të gjithë fuqinë e tyre rrënuese në një rajon shumë të gjerë në qendër të vendit, ku jetojnë më shumë se 50 milionë vetë.

Shërbimi meteorologjik amerikan kishte paralajmëruar pasditen e së dielës për një situatë shumë të rrezikshme në 10 shtete, ndër të cilat më të kërcënuarat ishin Illinois, Indiana, Michigan, Ohio, Wisconsin, Iowa dhe Missouri.

Parashikimet rezultuan të sakta: vorbulla të dhunshme ajri u përplasen mbi këto zona, duke shkatërruar qindra ndërtesa e duke fshirë nga rruga çdo gjë tjetër. Raportet fillestare flisnin për 80 tornado, por zëdhënësi i shërbimit meteorologjik kombëtar tha, në të vërtet numri i tyre mund të jetë diku te 30 apo 40. Të gjitha vdekjet ndodhën në Illinois, i cili ishte dhe shteti më i goditur.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se disa pjesë të Washington-it janë rrafshuar nga tornadot. “E gjithë lagjia është zhdukur; nga shtëpia ime nuk ka mbetur veçse një mur në këmbë”, tha për Associated Press, nëpërmjet telefonit, një banor i zonës, Michael Perdun.

Zyrtarët flasin për tromba ajri me një fuqi të pazakontë, të shoqëruara nga breshër në përmasat e një topi golfi dhe erëra të forta. Kalimi i tyre nëpër disa komunitete ka lënë me mijëra familje pa energji elektrike.

Stuhitë lëviznin shumë shpejt dhe këshilla për banorët e zonave më të rrezikuara ishte të përdornin vendstrehimet sa më parë që të ishte e mundur, e jo të prisnin ndryshimin e motit.

Sistemi po vazhdon rrugën drejt lindjes. Nëntori është zakonisht një prej muajve më të qetë të kalendarit të tornadove, çka do të thotë se forca shkatërruese e stuhive në fjalë nuk është e zakonshme për këtë periudhë të vitit.

***

Të paktën 81 tornado goditën Shtetet e Bashkuara. Gjashtë persona kanë
humbur jetën, qindra u plagosën ndërsa disa konsiderohen të humbur, mes
tyre edhe një fëmijë 10 vjecar, në Ilinoi (Illinois). Aktualisht në
rrezik është New Jersey e New York.

Shërbimi Meteorologjik amerikan, të dielën pasdite, paralajmeroi për tornado dhe stuhi me erëra të forta në dhjetë shtete të rajonit Miduest të Shteteve të Bashkuara, qe mund te rrezikojne gati 53 milione persona.
Shtetet më të rrezikuar janë: Illinois, Indiana, Michigan, Ohio, Wisconsin, Iowa e Missouri.

Stuhitë po largohen drejt Lindjes dhe sic raportohet mund te shndërrohen në tornado pranë brigjeve të Nju Jersey dhe zonës së New York. Viktimat u rregjistruan në qendër dhë në jug të Ilinoit, në kontenë e Uashingtonit, zona më e goditur. Epiqendra e stuhise ndodhet mes Ilinoit- Indianës dhe Ohajos, ku jetojnë rreth 18 milione persona. Tornado ka shkulur nga vendi shtyllat e energjise elektrike dhe pemet, disa zona janë rrafshuar teresisht.  

Policia e Ilinoit ka frike se numri i viktimave mund te jete më i lartë, shumë persona dyshohet se kane mbetur nën rrenoja. Dhjetera mijera banore kane mbetur pa energji elektrike ne Michigan, Indiana dhe Kentaki.  Edhe Chicago u godit nga stuhite, por demet kishin përmasa më të vogla. Qindra fluturime u anulluan nga aeroporti ndërkombëtar O’Hare. Po keshtu u shty per dy ore edhe ndeshja Chikago Bers- Baltimor Ravens. Shtepia e Bardhe tha se Presidenti amerikan, Barak Obama eshte informuar rregullisht për situatën.

Top Channel