Stëbleva pa Qendër Shëndetësore

18/11/2013 00:00

Edhe pse për rreth 4 muaj të vitit, komuna e Stëblevës, në rrethin e
Librazhdit, qëndron e mbuluar nga dëbora, ajo nuk ka një Qendër
Shëndetësore që të mbulojë nevojat e këtij komuniteti.

Banorët thone se godina, e cila dikur ka funksionuar si Qender Shendetesore, tashme eshte kthyer ne vend banimi per shefin e llogarise se komunes. Por edhe me pare, sipas banoreve, kjo Qender nuk e ka kryer funksionin per te cilin eshte ndertuar 18 vjet me pare, pasi mjeket nuk vijne ketu normalisht.
 
Nga ana tjeter, ne pamundesi per te vene ne funksion kete Qender Shendetesore, kryetari i komunes se Stebleves shprehet se shpesh here ve ne funksion mjetet e institucionit per te transportuar te semuret ne spitalin e Librazhdit.
 
“Ka patur rast edhe të sëmundjeve kronike, apo raste lindjesh, të cilët i kemi transportuar në spital me mjetet e komunës, por nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti”, thotë Alban Fejzo, kryetar i Komunës.

Komuna e Stëbleves ka rreth 10 mije banore te cilet per te marre sherbimin shendetesor me te thjesht u duhet te udhetojne me dhjetera kilometra deri ne qytetin e Librazhdit ku eshte spitali me i afert.

Top Channel