Sacha Baron Cohen kthehet me rol të ri
18/11/2013 00:00
Ka krijuar personazhe shumë të dashur për publikun si Ali G, Borat apo Diktatori dhe tani Sacha Baron Cohen do të kthehet në ekranin e madh si një huligan, vëllai i të cilit është një spiun i tipit James Bond.
Në filmin e tij të ri, aktori i komedive do të ketë në qendër të vëmendjes dy nga stereotipet që janë të lidhur më shumë me britanikët: xhentëllmenin dhe vandalin.
Filmi me titull ‘Tinker, Tailor, Hooligan, Spy’ do të ketë regjinë e Louis Leterrier dhe do të nisë xhirimet në shkurt të vitit 2014.
Top Channel