Pukë, grabitësit qëllojnë me armë zjarri ndaj policisë
18/11/2013 00:00
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të armatosur, ende të
paidentifikuar, të cilët kanë tentuar të grabisnin një dyqan në Pukë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Pukë, kur policia pasi u informua për grabitjen e një dyqani, tentoi të kapte autorët. Thirrjes së policisë për t’u dorëzuar ata i janë përgjigjur me armë.
Policia u detyrua t’i kundërpërgjigjej zjarrit, por autorët u larguan nga vendngjarja në drejtim të paditur. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel