
Katër persona vdiqën të hënën në një aksident automobilistik, ku u
përfshinë tre mjete. Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin në kryqëzimin
e fshatit Gjocaj, të rrethit të Peqinit, ku për pasojë kanë gjetur
vdekjen 3 drejtuesit e mjeteve dhe njëri prej pasagjereve.
Policia e Elbasanit bën të ditur se në aksident kanë humbur jeten shtetasit Xhevit Karaj nga Kavaja, drejtues i mjetit tip Seat me targa AA 638 D, Besim Dupi nga Elbasani, drejtuesi i mjetit tip Benz me targa EL 22 70 C, ndersa ende nuk eshte identifikuar drejtuesi i mjetit ford me targa AA 576 GA. Nderkohe shtetasi Besmir Beu, i cili udhetonte si pasagjer ne njerin prej mjeteve ka gjetur vdekjen rruges per ne spital.
Policia dhe 3 autoambulanca kane mberritur menjehere ne vendngjarje, por pa mundur t’u vijne ne ndihme 3 drejtuesve te mjeteve, te cilet kane gjetur vdekjen e menjehershme. Nderkohe dy te plagosurit, te cilet udhetonin si pasagjere ne keto mjete, jane derguar ne spital, nga ku behet e ditur se njeri prej tyre ndodhet ne gjendje te rende.
Sipas te dhenave te policise qe po heton ne lidhje me ngjarjen dy automjetet Benz dhe Seat po ecnin paralel me shpejtesi pertej normave gati ne nje gare mes tyre ne parakalim. Perballe ne kthesen per ne Peqin te dyja mjetet jane perplasur me nje automjet tip Ford i cili eshte shkaterruar plotesisht nga goditja ndersa dy mjetet e tjera jane demtuar rende me pasoje vdekjen e drejtuesve te mjetit. Ky vend eshte nje pike e zeze ne gjitha aksin me nje numer shume te madh aksidentesh dhe viktimash. Ne kete zone nuk ka me as shenja ne rruge as tabela rrugore dhe mesa duket as ndonje polic rrugor qe mund te ndalte kete gare te çmendur drejt vdekjes.
Aksidentet, nga sinjalistika e dobët dhe shpejtësia
Gëzim Hoxha: Akset e restauruara me probleme. Zyrtarët të paaftë
Për të folur për këtë bilanc të rëndë nga aksidentet, në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë Gëzim Hoxha, ekspert rrugor.
TCH: Zoti Hoxha, ju jeni një nga ekspertët që e njihni dhe e ndiqni nga afër këtë situatë. Për të folur konkretisht për ngjarjen e Peqinit, pse ky segment është kthyer në një nga akset më të rrezikshme në vend?
Hoxha: Ky është një segment që vazhdimisht ka pasur viktima dhe është problematik. Një nga shkaqet kryesore është mungesa e sinjalistikës, por edhe shpejtësia e lartë e drejtuesve. Nga dëmtimi që kanë marrë automjetet mund të thuhet se ato po udhëtonin me mbi 100 kilometra në orë. Këtu nuk jemi në autostradë, por në një zonë me shtëpi përreth.
TCH: Cilat janë akset më të rrezikshme dhe që prodhojnë aksidente që marrin jetë njerëzish?
Hoxha: Ky aks është restauruar, ka pësuar ndryshime dhe për pasojë ka sjellë aksidente. Kemi Rrugën e Kombit që ka elementë të vështirë për qytetarët. Rruga ka shumë probleme. Edhe aksi Fier-Lushnje është me probleme. Rrugët e restauruara po kthehen në pika të zeza që marrin jetë njerëzish, por ajo që dua të theksoj është se shteti po fle.
TCH: Cilat janë masat urgjente që duhen ndërmarrë për të ulur numrin e aksidenteve dhe viktimave që thuajse janë të përditshme në vend?
Hoxha: Duhet bërë një strategji kombëtare se si do të jetë e ardhmja e rrugëve në Shqipëri. Unë e shoh shumë keq. Aksidentet nuk do të ulen por do të shtohen. Sot ne nuk kemi specialistë, por këtë sektor e kanë marrë njerëz jashtë fushës. Përsëri në komisionet përgjegjëse po vendosen njerëz jashtë kritereve. Pra, pa dashur ne po prodhojmë vrasës për njëri-tjetrin.
TCH: Policia ka nisur së fundmi arrestimin e shoferëve të dehur dhe atyre pa leje drejtimi, ndërsa gjykata i ka liruar pasi ata kanë ofruar garanci monetare. A mendoni se mund të japë rezultat ky operacion kur policia i arreston dhe gjykata i liron?
Hoxha: Jo. Kjo është një punë shumë e mirë nga policia. Megjithatë këta njerëz po arrestohen me vonesë, pasi kanë sjellë shumë viktima. Nga ana e saj, gjykata ka një kod të proçedurës, por duhet që shkelësit të dënohen me 1 ose 2 vjet. Kohën gjatë të cilës merret vendimi ata duhet ta kalojnë në arrest shtëpie.
Top Channel