Khedira: Më duhet shumë durim
18/11/2013 00:00
Sami Khedira u operua të shtunën pas dëmtimit të rëndë në gju që pësoi në takimin miqësor që Gjermania zhvilloi ndaj Italisë dhe mesfushori u shpreh se tani i duhet durim për t’u rekuperuar sa më mirë.
“Operacioni shkoi mirë dhe tani duhet vetëm durim”, tha lojtari i Real Madrid për ‘SWR’.
26-vjeçari këputi ligamentet e gjurit të djathtë pas një ndërhyrjeje ndaj Pirlos në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.
Ky dëmtim ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e Sami Khedira në “Brazil 2014” pasi minimumi duhet një periudhë rekuperimi prej 6 muajsh.
Top Channel