Ja pse Marios “i ra në kokë” për Fanny-n

18/11/2013 00:00

Fanny Neguesha, e dashura e Mario Balotelli-t postoi në profilet e saj në rrjetet sociale një video që tregon se përse Balotelli hoqi dorë prej Raffaella Fico-s për të.

Balerina e dhjetra videoklipeve muzikore shfaqet në dy video nga 15 sekonda duke kërcyer së bashku me 2 mikesha të saj.

Videot e publikuara janë ndër të paktat raste që vendosin Fanny-n në qendër të mediave gossip. Që prej braktisjes së Anglisë, ajo ka ruajtur një profil të ulët në Itali, megjithëse është e dashura e një futbollisti të famshëm (dhe problematik) si Mario Balotelli.

Top Channel