Fier, arrestohet kreu i trafiqeve

18/11/2013 00:00

Shefi i Sektorit të Trafiqeve në Policinë e Rrethit të Fierit, Altin Hadëri u prangos nën akuzën e korrupsionit.

Hadëri u arrestua ditën e hënë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Mësohet se efektivi i policisë së Fierit, duke shfrytëzuar detyrën e tij, ka përfituar në mënyrë të paligjshme 200 mijë lekë nga një shtetas në këmbim të dhënies së dokumentacionit për një automjet.

Dokumentacioni i mjetit në fjalë ishte bllokuar pasi dyshohej që automjeti ishte i vjedhur.

Gjykata e Fierit dha masën e arrestit me burg për Altin Hadërin, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, ndërsa dosja i ka kaluar prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB