Një termet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter tronditi të hënën territorin e Kosovës. Lëkundja u ndje në orën 14:15 dhe zgjati për disa sekonda.

Sipas Institutit Sizmiologjik të Kosovës, i cili funksionon brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, epiqendra e tërmetit ishte në verilindje të Vushtrrisë, mes fshatrave Bozhlan dhe Vesekofc, 30 km në veri-perëndim të Prishtinës.

Në sipërfaqe kjo lëkundje është ndjerë me intensitet prej 6.5 ballësh. Një lëkundje tjetër me magnitudë 3.5 Rihter u ndje po ashtu rreth orës 14:42.

Sipas institutit kosovar, nuk ka informata për dëme në njerëz. Por sipas informacioneve nga komuna e Vushtrisë, janë dëmtuar dy objekte të vjetra prej guri në qytet si dhe disa shtëpi prej guri nëpër fshatra.

Top Channel