Do të mbyllen guroret në Krujë

18/11/2013 00:00

Ministria e Mjedisit, pas një inspektimi të detajuar në Fushë Krujë, ka vendosur pezullimin dhe gjobitjen e 25 subjekteve që merren me prodhimin dhe përpunimin e materialeve inerte, të njohura si gurore, në zonën e Fushë Krujës.

“Vendosjen e sanksioni administrativ për dënimin me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për 25 subjektet e guroreve në zonën e Fushë Krujës. Për këto subjekte, që përdorin materiale inerte, u vendos tërheqja e lejeve të ushtrimit të aktivitetit”, deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Subjektet duhet të largohen brenda 30 ditëve dhe pas 15 dhjetorit do të ndërhyjnë strukturat shtetërore për largimin e mjeteve. Ministria e Mjedisit dhe ajo e Ekonomisë po punojnë për përcaktimin e një zone ku do të punojnë këto subjekte.

Sipas ministrit të Mjedisit, pastrimi dhe rehabilitimi i 31 hot-spoteve në gjithë vendin ka një kosto prej 650 milionë eurosh, kosto që është e papërballueshme nga buxheti i shtetit. Ministri Koka ftoi shqiptarët që të bëhen pjesë e aksionit qytetar për pastrimin më 22 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB