Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri është sekuestruar 2.5 tonë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme, ndërsa sasia më e madhe është bllokuar në qytetin e Vlorës.
Policia kufitare njoftoi në mbrëmje se sekuestroi rreth 700 kg kanabis në gjrin e Karaburunit, në vendin e njohur Gjiri i Arushës. Droga ka qenë e ngarkuar në një gomone rreth 7 metra të gjatë.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative u kontrollua mjeti lundrues dhe në të u gjet droga e paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë.
Policia thote se pas bllokimit të gomones dhe sasisë së drogës po kontrollon gjithë hapësirën e gadishullit në kërkim të trafikantëve. Sipas të dhënave, mjeti kishte mbërritur nga Greqia.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, në Gjirokastër u sekuestruan mbi 400 kg hashash. Policia dalloi një automjet me targa të Vlorës që doli nga fshati Lazarat, ndërsa blutë bllokuan aksin rrugor Gjirokastër-Subash, poshtë fshatit Mashkullorë.
Policia arrestoi drejtuesin e furgonit, shtetasin Luan Tahiraj, pasi në brendësi të mjetit të ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me qepë dhe ullinj, u gjetën pakot me lëndë narkotike.
Në një tjetër operacion policia kapi gjithashtu edhe 200 kilogramë hashash në një automjet me targa të Sarandës. Ndërkohë, një ditë më parë policia e Vlorës bllokoi 840 kg hashash në pritje për t’u trafikuar në Itali, ndërsa ajo e Tiranës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 300 kilogramë të së njëjtës lëndë në fshatin Shën Gjergj.
Top Channel