Gjermani, hetime për pikturat e “nazistëve”

17/11/2013 20:30

Pronari gjerman i më shumë se 1,400 veprave të artit, shumica e të cilave besohen të jenë vjedhur nga nazistët, deklaron se nuk ka aspak ndërmend t’i dorëzojë vullnetarisht.

Cornelius Gurlitt e ka trashëguar koleksionin në fjalë dhe, në një intervistë për “Der Spiegel”, e sqaroi edhe një herë se pikturat ishin blerë në rrugë, sipas tij, më se të ligjshme.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet që duhet të përcaktojnë se cilët mund të kenë qenë pronarët fillestarë.

Koleksioni, me vlerë 1,35 miliardë dollarë, u zbulua në apartamentin e zotit Gurlitt vitin e kaluar. Ai përfshin punë të Marc Chagall, Pablo Picasso, Henri Matisse, Otto Dix and Max Liebermann, që prej kohësh mendoheshin të zhdukura, ose të shkatërruara.

Sipas ekspertëve, një pjesë e pikturave dhe skicave, disa nga të cilat nuk janë të vendosura në kornizë, janë të ruajtura shumë mirë.

Veprat u zbuluan marsin e 2012-s, gjatë një kontrolli rutinë të inspektorëve të taksave në apartamentin e Gurlitt në Mynih.

Babai i tij ishte tregtar dhe shiste më së shumti punime të konfiskuara, apo të blera nga nazistët. Megjithatë, një pjesë të veprave i mbante për vete. Prokurorët gjermanë thonë se nuk kanë dyshime të forta për kryerjen e një shkeljeje, që të justifikonin arrestimin e Cornelius Gurlitt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA