Sarkozy rikthehet në gjykatë, Carla Bruni tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj
Falënderoj publikun shqiptar, që u ngrit në këmbë në momentin e hyrjes, pasi ai italian do të kishte qëndruar ulur.
Jam i habitur dhe shumë krenar, padyshim ndihem si në shtëpi. Kam takuar
shumë njerëz, por edhe autoritetet shqiptare. Shoh shumë të rinj nëpër
universitete dhe jashtë tyre. Ata kanë më shumë shpresa se
bashkëmoshatarët e tyre në Itali në këtë moment. E ardhmja e këtyre të rinjve do
të jetë e madhe!
Protestat për armët e Assad në Shqipëri
Vespa: Në itali ka një krizë politike të thellë, por për fat të mirë është vendosur të mos pranohej kjo dërgesë, pasi do të kishte probleme të mëdha, si në Shqipëri apo edhe në Itali dhe besoj se mund të ndodhte e njëjta gjë edhe te ne, nëse do diskutohej kjo gjë.
Iannini: Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe më duket pothuajse njësoj siç ma ka prezantuar im shoq, nga vizitat e tij të mëparshme këtu. Më ka kënaqur së tepërmi atmosfera këtu në Shqipëri dhe gëzimi që shoh në fytyrat e shqiptarëve.
Vespa: Kam ardhur edhe 3 vjet më parë në Shqipëri, do të kisha dashur të vija edhe 30 vjet më parë, por pasi kam provuar thuajse gjithçka që ofrohet nga ju, përfshi edhe rakinë shqiptare, mund të them se jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe kam premtuar se kjo vizitë nuk do të jetë e fundit. Do të kthehem ndoshta duke nisur nga pranvera e ardhshme, pse jo edhe për pushime këtu.
Libri i Bruno Vespës
Vespa: Shpesh herë kam takuar gra të rëndësishme të politikës dhe politikanëve italianë, qoftë në takimet e Berlusconit, por edhe të tjerëve. Jam ndikuar nga prania e tyre dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme, por edhe atë politike, të të gjithë politikanëve, ndaj dhe thash pse mos të zgjeroja kërkimet dhe argumentat përmes një libri.
Vespa: Ime shoqe ka një ide barazimi mes nesh të skajshme, madje me të qeshur mund të them se kur menduam të bënim fëmijë, ajo më tha se pse të mos e bëjmë nga një secili? (qesh) Është tepër strikte për barazinë mes mashkullit dhe femrës në një lidhje.
Iannini: Sa i përket vendimmarrjes në familjen tonë, mund të them se varet nga lloji i vendimit: Shpesh herë marr dhe unë vendime, por edhe Bruno. Fatmirësisht fëmijët tashmë janë të rritur dhe cdo gjë ngelet në duart tona. Jetesa pranë tim shoqi, apo personazhit që ju njihni është shumë e thjeshtë dhe normale. Nuk përbën asnjë vështirësi për mua, tha Ianini.
Ciftet në libër
Veronica dhe Berlusconi – Silvio është një personalitet i madh që i pëlqen shumë të rrëfejë mbi femrat dhe joshjen ndaj tyre. Ai ka qenë tepër i tërhequr nga femra dhe gjithmonë mund ta shohësh të shoqëruar nga gra të shumta në shtëpi, të cilat ndoshta edhe mund të mos i njihte. Edhe përpara se të plaste skandali i marrëdhënieve seksuale, ai kishte shumë hyrje-dalje dhe nuk e kuptonte se përse duhet të ishte objekt bisede politike kjo gjë. E megjithatë, pas skandalit të tij besoj se kanë ndryshuar shumë gjëra, jo vetëm për të, por edhe për politikën tonë.
Vespa: Sa i përket shkrimeve, shkruaj gjithnjë gjatë stinës së pranverës. Nuk i kushtoj maksimumin e vëmendjes, por sa herë më jepet mundësia dhe koha për ta bërë këtë gjë, zakonisht shkruaj. Në këtë libër nuk kam marrë leje për të shkruar ndaj asnjërit, kam marrë në analizë shumë gra dhe cifte politikanësh, përfshi edhe Gianfranco Fini, Romano Prodi, dhe sigurisht edhe Silvio Berlusconi. Madje me Veronica-n kam folur edhe personalisht përpara se të ndahej nga ish-kryeministri.
Martesa Vespa-Ianini
Iannini: Nga martesa jonë kujtoj shumë pak gjëra. Ishim në Aquila, kujtoj pritjen, të afërmit, njerëzit kryesor dhe ceremoninë. Mbaj mend gjithashtu edhe dicka të përgjithshme mbi veshjet tona, por ceremonia ishte disi e kufizuar. Tashmë nuk ekzistojnë shumë gjëra, apo prova, nga ajo ceremoni, pasi tërmeti i para pak viteve më parë kanë shkatërruar shumë gjëra në Aquila, përfshi edhe kishën.
Vespa: Unë mbaj mend që ime shoqe kishte veshur një kostum elegant, ndërsa unë një fustan të bardhë me vello! (Batutë).
Vespa: Nëse do të martohesha edhe njëherë, sigurisht që do të rizgjidhja partneren që kam përkrah. Sigurisht, asgjë nuk mund të parashikohet. Mund të ndodhë që martohesh dhe pas 30 vjetë martese mund të ndahesh. Divorci është aty, i mirëpritur në cdo cast, por një marrëdhënie e mirë s’ka pse të përfundojë në divorc, nëse ekziston mirëkuptimi i përbashkët dhe respekti reciprok.
Vespa: Gruaja më e fortë ka qenë Clareta Pettacci, e cila vendosi të vdiste në krah të Benito Mussolinit, por që e kishte mundësinë të shpëtonte, e megjithatë nuk e zgjodhi këtë rrugë. Kjo mendoj se ka qenë një shenjë e fortë lidhjeje, por e dobët duke ditur se kush ishte ai person dhe sa vlerë kishte veprimi.
Të rinjtë në qeveri
Vespa: Besoj se cdo qeveri, përfshi ajo aktuale te ne, apo qeveria e Berlusconit ka nevojë për prurje të rinj në politikë. Kam mësuar se te ju paragjykohen të rinjtë për mos pasje eksperience, por a mund të fitohet eksperienca, pa u bërë pjesë e një pune apo një veprimtarie? Unë personalisht kam filluar punë në moshën 16-vjeçare, kam qenë tepër me fat dhe i kam një borxh të madh publikut italian.
Situata e rënduar ekonomike
Vespa: Jam krenar për Italinë por tepër i shqetësuar, sepse neve po na mbysin rregullat e Europës. Madje, guvernatorit i kam thënë ‘lum si ju që shtypni kartmonedha’. Megjithatë, edhe këto nuk mund të shtypen pa limit dhe sa të dojë guvernatori, por sipas nevojave. Di të them se grevat nuk mund të lihen për në momentin e fundit, nuk duhet të presim të vdesim urie, apo të ngelemi me kafshatën e fundit për t’u ngritur për një jetë më të mirë. Besoj se ka një rrugë për zgjidhjen e kësaj situate të vështirë. E kemi parë shumë mirë se cfarë ka ndodhur në Spanjë e Portugali, por besoj se duhet të fokusohemi më shumë ndaj investimeve dhe këtyre t’u bëhen lehtësira. E kemi parë Francën që ka qenë me një 3% taksë ndaj investitorëve, tashmë e kanë bërë 4%, ndërsa ne nuk jemi as te 3%, sepse nuk na lejohet dicka e tillë për shkak të borxheve të mëdha.
Femrat, më shumë dashuri apo pushtet
Ime shoqe më ka qortuar gjithnjë se nuk e kam cuar kurrë në një kasolle, ku të jenë vetëm dy zemra. Gjithnjë më ka akuzuar se jeton në një apartament. Por…
Iannini: Në këtë libër bëhet fjalë për pushtetin, por në dy koncepte të ndryshme, atë të ndienjave dhe atë politik, të cilët janë dy koncepte të ndryshme, por që mbi të gjitha njeriu ka nevojë për pushtetin e ndienjave.
Top Channel