Anëtarët e Agimit të Artë u vranë nga komunistët

17/11/2013 10:00

Një grup grek i së majtës ekstreme mori përsipër përgjegjësinë për vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë, një lëvizje që rriti frikën për përshkallëzimin e dhunës politike në fqinjët tanë jugore më parë gjatë Nëntorit.

Grupi i panjohur më parë identifikoi veten me emrin “Forcat Militante Revolucionare të Popullit”.

Sipas kësaj organizate, anëtarët e Agimit të Artë, një parti politike e ekstremit të djathtë dhe e njohur për afërsinë me neo-nazismin, u vranë për t’u hakmarrë për këngëtarin Pavlos Fissas.

Një prej reperëve më të njohur në vend, 34-vjeçari Fissas u vra me thikë më parë gjatë vitit nga një neo-nazist, për shkak të teksteve të tij anti-fashiste.

“Vrasja e turpshme e Pavlos Fissas përbën pikën e fundit të një gote që derdhet”, shkruhej në deklaratën prej 18 faqesh të “FMRP”-së.

“Përgjigja e armatosur është vetëm fillimi i një fushate që ka si qëllim të dërgojë plehrat neo-naziste të Agimit të Artë aty ku e meritojnë, në koshin e plehrave të historisë”, lexohej më tej.

Policia greke është duke hetuar deklaratën e këtij grupi dhe për momentin nuk mund të përcaktojë nëse grupi komunist që ka marrë përsipër atentatin ekziston me të vërtetë.

Top Channel