Operacionet humanitare në Filipine

16/11/2013 00:00

Organizatat humanitare nga e gjitha bota nisën të enjten betejën me kohën në zonat e shkatërruara nga tajfuni Haiyan për shpërndarjen e ndihmave për miliona njerëz që në nevojë urgjente.

Zyrtarisht numri i viktimave ka shkuar në rreth 4 mijë, ndërsa qindra të tjerë raportohen të zhdukur. Qeveria filipinase dhe organizmat ndërkombëtarë i kanë dhënë përparësi dërgimit të ndihmave mjekësore dhe ushqimore në Tacloban, qytetin e goditur më së shumti nga tajfuni dhe në zonat përreth tij, ku raportohet se 2.5 mln njerëz janë në nevojë urgjente për ndihmë.

Aeroplan-mbajtësja e Shteteve të Bashkuara, “USS George Washington” mbërriti në brigjet vendase me një ekuipazh prej 5 mijë vetash, ushtarë dhe mjekë ushtarakë që angazhohen në operacionet e shpëtimit.

Edhe Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian miratuan 42 mln euro financiare, pjesë e një plani ndihmash urgjente për Filipinet.

Shenja më e madhe e ndihmave ka qenë arritja ditën e djeshme të aeroplanmbajtësit USS Xhorxh Uashington i mbushur me ekuipazh prej 5500 vetash. Austria ka dërguar, përveç ndihmës monetare që është e barabartë me 28 milionë dollarë, edhe aeroplanë C-17 dhe C-130 të pajisur me doktorë, infermierë dhe ushtarakë.

Qeveria britanike lajmëroi po ashtu të enjten se po dërgonte një aeroplanmbajtës të sajin, “HMS Illustrious”, me një staf prej 900 vetash dhe shtatë aeroplanë. Kjo vjen krahas ndihmës së 27 milionë dollarëve.

Shumë shtete të tjera si Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Danimarka kanë dhuruar miliona dollarë. OKB-ja nisin një apel për 301 milionë dollarë ndihmë, por deri dje vetëm 14.4 për qind e kësaj shume ka arritur në Filipine.

Top Channel