Për të promovuar kinematografinë shqiptare, por edhe për të njohur publikun me prodhimet më të reja vendase, Top Channel ka nisur çdo të shtunë mbrëma transmetimin e filmave shqiptarë, të paraprirë nga programi “Kinemaja Ime”, i cili i dedikohet secilit prej këtyre filmave.

Regjisorë dhe aktorë flasin me gazetaren Ornela Islami, për tematikën e filmave, personazhet që interpretojnë, por edhe për gjithçka që ndodh në sheshin e xhirimeve, duke zbuluar kuriozitete, apo situata zbavitëse.

Filmi i kësaj mbrëmjeje është “Ballkan Bazar”, nga Edmon Budina, me aktorët Catherine Wilkening, Veronica Gentili, Edmond Budina, Visar Vishka, Erand Sojli dhe Hajrie Rondo.

“Kinemaja Ime”, çdo të shtunë, ora 20.45.

Top Channel