Disa dhjetëra mijëra persona kanë mbushur të shtunën rrugët e qyteteve Sofia dhe Plovdiv, në Bullgari, për të protestuar pro dhe kundër qeverisë.

Sipas raportimeve të mediave evropiane, protestat vijnë në një moment thellimi të krizës sociale dhe politike në Bullgari.

Sipas burimeve, në Sofie socialistët kanë thirrur nga i gjithë vendi aktivistët për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj qeverisë.

Ndërsa në Plovdiv, ish-kryeministri Boyko Borissov ka mbajtur një miting të gjerë anti-qeveritar përpara 60 mijë personave, duke akuzuar ekzekutivin për përdorimin e metodave komuniste.

Edhe pse prej disa vitesh anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, Bullgaria nuk ka pësuar ndonjë ndryshim pozitiv në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të saj.

Përkundrazi, ajo jo pak herë është përfshirë nga krizat politike dhe vazhdon të ketë probleme me nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Top Channel