Aksidenti i Spahos, arrestohet 23-vjeçari

16/11/2013 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar mëngjesin e kesaj te shtune 23 vjeçarin
Dorian Kristo, me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit
rrugor”.

Mbrëmjen e së premtes në aksin  Tiranë- Elbasan, 23 vjeçari Kristo, duke  drejtuar makinen tip Audi Q7 humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë u përplas me mjetin tip Benz, me targë TR 0044Z, ku ndodhej nënkryetari i parlamentit Edmond Spaho.

Policia në vendin e ngjarjes konstatoi se shkak i aksidentit, me pasojë plagosjen e lehtë të deputetit Edmond Spaho  dhe shoferit të tij, ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Ky i fundit  ka humbur kontrollin e mjetit, shumë afër daljes së tunelit Tiranë – Elbasan,  duke u përplasur kështu me mjetin me targa Tirane, i cili udhetonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Policia arrestoi në vendin e ngjarjes 23-vjeçarin, ndërsa transportoi për në spitalin rajonal nënkryetarin e Parlamentit, Edmond Spaho dhe shoferin e tij. Në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, nënkryetari i Parlamentit doli nga spitali i Elbasanit për t’u nisur drejt Tiranës.

Top Channel